Site icon Telegrafi

Deputetët e PD-së përmbysin karriget në hyrje të Kuvendit, protesta pritet të zhvendosen tek Bashkia e Tiranës

Deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me punonjësit e Gardës në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare.

Ligjvënësit e PD, që nuk ishin të përjashtuar, mundën të hynin në sallën e parlamentit.

Ata nxorën në ambientet e jashtme të parlamentit disa karrige, të cilat i kthyen përmbys dhe mbi to vendosën disa pankarta kundër qeverisë në gjuhën angleze.

Më pas, të gjithë deputetët e PD lanë ambientet e jashtme të Kuvendit dhe iu bashkuan protestës së përjavshme të planifikuar përpara bashkisë së Tiranës.

Exit mobile version