Site icon Telegrafi

Deputetët e PD-së largohen nga komisionet parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike (PD) Gerti Bogdani ka deklaruar se braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti.

Ai tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve.

Bogdani gjatë një interviste në OraNews tha se mbështet këtë deklaratë tek sulmet e ministrave ndaj kryeministrit dhe ndaj njëri tjetrit apo sjell në vëmendje trafikun ashiqare të drogës.

Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja foltore ku opozita mund të thotë fjalën e saj, duke akuzuar sërish qeverinë për kontrollin e mediave televizive dhe se po tenton të mbylli dhe ato online./Telegrafi/

Exit mobile version