Telegrafi

Deputetët e pavarur: Zgjedhja e kreut të Revizionit nuk është bllokuar nga ne

Grupi i deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së i kanë hedhur poshtë informacionet, se zgjedhja e kreut të Entit Shtetëror të Revizionit është bllokuar për shkak të kërkesave të tyre.

Ata përmes një kumtese për media thonë se kërkesat e tyre, që deputetët të vendosen në komisionet kuvendare është dorëzuar para dy javëve, ndërsa kreu i Revizionit nuk është zgjedhur që dy vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I hedhim poshtë spekulimet se zgjedhja e kryetarit të Revizionit dhe çështjeve tjera, është bllokuar për shkak të kërkesave tona legjitime për t’i pasur pozitat që na takojnë me Rregulloren e Kuvendit. Gjithashtu informojmë opinionin se kërkesa jonë është dorëzuar në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ndërsa kreu i Revizionit nuk është zgjedhur për 2 vjet”, thuhet në njoftimin e deputetëve të pavarur.

Ata shtojnë se pushteti dhe opozita nuk duhet të manipulojnë opinionin dhe kërkojnë që të sillen me më shumë përgjegjësi, si dhe të ofrojnë zgjidhje në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shtyhet sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Entit Shtetëror të Revizionit