Grupi i pavarur i deputetëve të koalicionit për një Maqedoni më të mirë ka shprehur qëndrimin e tyre lidhur me protestën e tregtarëve.
“I ndjekim dhe jemi të shqetësuar për reagimet e tregtarëve dhe paralajmërojmë se prej të hënës do të kërkojmë takim me përfaqësuesit e tyre ku do t’i shqyrtojmë kërkesat e tyre. Njerëzit si duket janë në hallë ndërsa detyra e jonë është që t’i ndihmojmë”, thuhet në njoftimin e grupit të deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së.
Ndryshe shumë tregje të gjelbra në vend sot u gjenden nën dry për shkak se pazarxhinjtë protestuan kundër Ligjit të ri për tregti i cili hyri në fuqi në fillim të vitit. Ligji i ri për tregjet e gjelbra që kundërshtohet ashpër nga tregtarët parasheh që çdo tregtar që dëshiron të vazhdojë punën në treg paraprakisht të sigurojë licencë për tezgën të cilën do ta shfrytëzojë, ndërsa një licencë do të vlejë vetëm për një tezgë. Në shenjë revolte dhe duke kërkuar që Ligji të tërhiqet, pazarxhinjtë për disa orë bllokuan rrugën në Bit Pazar për të vazhduar me protesta para Kuvendit./Alsat-M/