Telegrafi

Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Hristijan Mickoskit

Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kërkojnë që Hristijan Mickoski të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Kjo kërkesë vjen pas paralajmërimit të Mickoskit se do të dorëzojë iniciativë për ratifikimin e protokollit për në NATO, me aktivitet të shtyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetja e këtij grupi Emilia Aleksandrova, në konferencë për shtyp pasi e akuzoi Mickoskin për hipokrizi, kërkoi dorëheqjen e tij.

“Hipokrizia e Hristijan Mickoskit po e arrin kulmin. Ai i cili për asnjë çështje me rëndësi, nuk ka qëndrim të prerë. Tani duke shfrytëzuar njerëz të tjerë pretendon të tregojë se NATO-n e ka shumë me rëndësi. NATO do të ishte e pamundur pa përgjegjësinë dhe guximin tonë personal, duke u ballafaquar me terror dhe shpifje të nxitura nga Mickoski”, tha Emilija Aleksandrova.

Ndryshe, LSDM-ja nuk do ta mbështesë nismën e OBRM-PDUKM-së për ratifikimin e protokollit përfundimtar për anëtarësim në NATO, duke u thirrur në praktikën e Malit të Zi. Sipas LSDM-së, derisa Kuvendi i Spanjës nuk e thotë fjalën e fundit, asgjë konkrete nuk do të ketë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/