Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, përmes një kumtese për media informojnë se do të dorëzojnë iniciativë në Kuvend, që gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e lëndëve narkotike.
Tetë deputetët e pavarur kërkojnë nga Kuvendi, që të hënën të mundësojë kushte dhe të sigurojë ekip mjekësh që do të mundësojnë kjo të realizohet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Propozojmë që edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, zyrtar administrativë, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkëngjiten në qëllimin tonë dhe qytetarëve tonë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të lëndëve narkotike. Ftojmë gjithë ushtruesit e funksioneve publike testin ta bëjnë në mënyrë vullnetare”, thonë deputetët e pavarur.
Ata në fund shtojnë se motoja e tyre është: “Propozime konkrete dhe hapa për qytetarë më të kënaqur”.
Ndryshe, debati për përdorimin e lëndëve narkotike nga funksionarët u hap, pasi u publikua përgjim, në të cilën dëgjohej deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski, duke blerë kokainë./Telegrafi/