Ligjvënësit e Ganës nuk mund të ndalonin së qeshuri, kur një deputet tha emrin e një fshati nga regjioni tij elektoral.
Derisa John Frimpong Osei, po lexonte emrat e fshatrave të një zone që nuk kanë elektricitet, të gjithë nisën të qeshnin, sapo ai tha ‘Etwe nim Nyansa’, transmeton Telegrafi.
Ky emërtim bizar, në gjuhën shqipe do nënkuptonte ‘Vagina është e zgjuar’.
Por, deputeti i bëri të gjithë të qeshin me zë, kur tha edhe emrat e dy fshatrave tjera, që në gjuhën shqipe do nënkuptonin ‘Penisi është budalla’ dhe ‘Testikujt janë të mërzitur’.
Pasi Osei ta ketë përfunduar prezantimin, fjalën e mori Ministri i Energjisë Boakye Agyargo, i cili e vazhdoi me mahi, duke thënë se “furnizimi i tyre me energji, mund të interferojë me aktivitetet që kanë natën.”
Emrat e këtyre fshatrave, nuk i kishin dëgjuar shumë banorë të Ganës, para se ngjarja në parlament të mos shfaqej para publikut. /Telegrafi/