Deputetët e opozitës u përplasën me efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen brenda.
Garda kishte rrethuar me gardh metalik Kuvendin për të mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të hynë me forcë. Deputeti Petrit Doda u përplas fizikisht me një gardist, ndërsa Flamur Noka e Bledion Nallbati tentuan të prishnin rrethimin.
Para se të shkonin në Parlament, grupi parlamentar i PD zhvilloi një mbledhje në seli për aksionin opozitar. Partia Demokratike planifikon gjithashtu një protestë simbolike përpara Parlamentit Europian. Për më tepër, është diskutuar për organizimin e një proteste kombëtare, që synon të shmangë aktet e dhunës si ato të mëparshme. Kjo sinjalizon një qasje të re nga opozita që duket se po përpiqet të shmangë përplasjet e drejtpërdrejta me mazhorancën. /Telegrafi/