Site icon Telegrafi

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

Deputet të opozitës janë përplasur sot me punonjësit e Gardës në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ende pa nisur seanca e sotme plenare, ka pasur momente tensioni.

Në video shihen pjesëtarët e Gardës që bëjnë kontroll të imtësishëm ndaj deputetëve, me njërin prej tyre që dëgjohet të thotë se deputeti i opozitës Flamur Noka “ka flakadan në xhep”.

Ndërkohë deputetja tjetër e opozitës Albana Vokshi thotë se nuk mundet Garda të ndalojë flakadanët.

Kujtojmë se në se në seancat e fundit plenare të Kuvendit ka pasur bllokim të vazhdueshëm nga deputetët që mbështesin Sali Berishën. Ata kanë ndezur flakadan dhe tymuese për të penguar punimet. Një nga flakadanët e hedhur në seancën e fundit shpërtheu në flak duke rrezikuar të përhapej në sallë. /Telegrafi/

Exit mobile version