Deputetët e opozitës edhe publikisht i kanë dorëzuar mandatet e tyre para qytetarëve protestues.
I pari nga deputetët e opozitës që ka dorëzuar mandatin e deputeti të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë Ervin Salianji nga Partia Demokratike .
Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!
Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.
Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.
Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Kejdi Mehmetaj: Mandati i deputetes nuk është i imi, mandati është i juaji, është i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë! /Telegrafi/