Site icon Telegrafi

Deputetët e opozitës maqedonase me pankarta ‘Jo’ gjatë fjalimit të Ursula von der Leyen

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe “E Majta”, gjatë fjalimit të kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë protestuar kundër “propozimit francez” me pankarta në të cilën shkruhet “Jo ultimatumit”.

Ata nuk tentuan ta ndërpresin fjalim e saj, por vetëm ngritën pankartat që tregonin mospajtim për propozimin e presidencës franceze me BE-në, e cila duhet të nisë procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në një moment pranë foltores është afruar deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i cili ka vendosur pankartën para kreut të KE-së me mbishkrimin “Jo”./Telegrafi/

 

Exit mobile version