Site icon Telegrafi

Deputetët e opozitës e lëshojnë sallën, Xhaferi e ndërpreu seancën

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka ndërprerë seancën e 50-të para se të votohet rendi i ditës dhe të njëjtën e caktoi për nesër në ora 12:00.

Xhaferi e ndërpreu seancën, pasi paraprakisht deputetët e opozitës e lëshuan seancën, për shkak se nuk u vendos në rend dite propozimi i tyre për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se edhe përkundër kërkesave të tyre, Xhaferi e ka vazhduar seancën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se ministri i Shëndetësisë çdo herë ka qenë korrekt dhe nëse ai dorëhiqet, shumica do t’i kërkojnë falje.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se deputetët e opozitës “kanë vendosur me vetëdije të mos marrin pjesë në punën e tyre, për të cilën paguhen”.

Ndryshe, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani i ofruan dorëheqjet e tyre për shkak të tragjedisë me zjarrin në Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version