Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së do të propozojë ulje, gjegjësisht shfuqizim të akcizës shtesë të dizelit prej 3.5 denarë, të cilën që nga 1 janari këtë vit e miratoi qeveria.
Deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për rëndim të madh edhe për qytetarët edhe për ekonominë e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për këto arsye shohim se çmimi i dizelit në Maqedoni rritet çdo ditë. Pasi Zaev dhe Tevdovski u futën në qeveri, çmimi i dizelit u rrit nga 46 në 60 denarë, gjegjësisht ka pasur rritje prej 30 për qind”, tha Gjorçev.
Ai i bëri apel shumicës parlamentare, të tregojnë siç tha, “sens për nevojat e qytetarëve, të ekonomisë, pasi çmimi i dizelit për çdo ditë shkon vetëm përpjetë”./Telegrafi/