Site icon Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kthehen në Kuvend

Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe më tej nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit, ka vërtetuar për Tv Tellma koordinatori i përkohshëm i grupit të deputetëve, Vllatko Gjorçev. Gjorçev thotë se janë të revoltuar për vendimin e Gjykatës Penale, i cili sot e vazhdoi vendimin për paraburgim të deputetëve të dyshuar për hyrjen e dhunshme më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev edhe kryeministri Zoran Zaev thanë se presin që opozita të ktheht në Kuvend.

Zaev paralajmëroi se në rast se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kthehen në Kuvend, seanca do të jetë shumë e shkurtë sepse nuk ka për qëllim t’ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve të shumicës parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version