Site icon Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk duan debat, duan të votojnë kundër marrëveshjes me Greqinë

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk duan të diskutojnë rreth ndryshimeve të amandamenteve të Kushtetutës por duan që procesi të shkojë sa më shpejtë në votim për të votuar kundër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kemi vendosur si grup parlamentar se deri tani është thënë gjithçka dhe nuk ka nevojë për debat më të madh rreth Marrëveshjes së Prespës. Njëkohësisht, apelojmë deri tek deputetët e shumicës që mos bëjnë thirrje për të votuar pasi të njejtën gjë nuk e bëjmë. Do të votohet kundër” thuhet në deklaratën e partisë më të madhe opozitare.

Përndryshe, sot është dita e tretë e diskutimit në Kuvend në mes deputetëve që duhet të votojnë për apo kundër ndryshimeve kushtetuese, për të ndërruar katër amandamente në lidhje me marrëveshjen me Greqinë. /Telegrafi/

Exit mobile version