Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së ndërpresin fjalimin e Joveskit, kërkojnë përgjigje për “letrën e Janevës”

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë ndërhyrë në debatin e sotëm për Ligjin për Prokurorinë Publike, derisa në foltore ishte Prokurori Publik, Lubomir Joveski, dhe përmes një pankarte ata kërkuan përgjigje rreth letrës që Janeva i ka dërguar Joveskit.

“Zotëri Joveski deri kur do ta fshihni letrën e dërguar nga Janeva?”, thuhej në transparentin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Pas kësaj kreu i Komisionit, Aleksandar Kiracovski, kërkoi pauzë prej 5 minutave, megjithatë deputetët e OBRM-PDUKM-së e larguan transparentin dhe debati vazhdoi me fjalimin e Joveskit.