Site icon Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së mbërrijnë në gjykatë, priten vendimet

Deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Krsto Mukoski janë parë sot që të afrohen para ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 në Shkup për të dëgjuar vendimin e Gjykatësit të procedurës paraprake rreth përfshirjes së tyre në ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski pritet që të mbërrijnë çdo moment në gjykatë.

Peshevska u përshëndet me familjarët para gjykatës kurse Mukoski tha se nuk ka bazë ligjore që të gjykohet. /Telegrafi/

Foto: Makfax
Foto: Makfax
Foto: Makfax
Exit mobile version