Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së lëshojnë seancën në Kuvend

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot në Kuvend kërkuan pauzë dhe më pas lëshuan seancën.

Ndërsa paraprakisht 109 deputetët votuan për propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, prej të cilëve 69 ishin “pro” dhe 40 “kundër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Protestuesit para Kuvendit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë (Foto)

Propozim-ligji u votua me procedurë të shkurtë, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili tha se patjetër të sillet ligji me procedurë të shkurtë, që Greqia ta njoftojnë NATO-n për ftesën për anëtarësim.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, theksoi se marrëveshja me Greqinë është në kundërshtim me Kushtetitën dhe do të sjellë dëme të mëdha./Telegrafi/

Lexo po ashtu Miratohet propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë