Site icon Telegrafi

Deputetët e Maqedonisë votuan PËR referendum më 30 shtator për çështjen e emrit

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mor vendim për mbajtjen e referendumit me 30 shtator për marrëveshjen me Greqinë.

Nga 97 deputetë të pranishëm në Kuvend, 68 kanë votuar “pro”, ndërsa nuk kishte deputetë “kundër” dhe “të përmbajtur”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator dhe qytetarët do të votojnë për pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke mbështetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?.

Në Kuvend ishin të pranishëm deputetët nga shumica parlamentare dhe pjesërisht deputetët e opozitës. /Telegrafi/

Exit mobile version