Site icon Telegrafi

Deputetët e Maqedonisë votuan për pavarësinë financiare dhe të shërbimeve të Kuvendit

Në seancën e sotme të 130-të, Kuvendi miratoi me shumicë dërrmuese propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin.

Ndryshimet në Ligjin për Kuvendin, të cilat parashikojnë pavarësinë financiare dhe pavarësinë e shërbimit kuvendar, u propozuan nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI, OBRM-PDUKM-së, deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Partia Demokratike Shqiptare, Besa, Alternativa, ndërsa mbështetje dhanë të gjithë deputetët e Kuvendit.

Kjo përbërje parlamentare do të mbahet mend si një nga qëllimet strategjike të planit strategjik të Kuvendit 2020-2022, i cili përcakton qëllimin e arritjes së “shërbimeve të përparuara dhe efikase dhe shërbimit kuvendare” që pritet të arrihet përmes shërbimit të pavarur dhe efikas, duke respektuar parimet e administrimit profesional dhe sistemit të meritave.

Në këtë mënyrë, përmes pavarësisë financiare dhe administrative, mundësohen kushte që Kuvendi si organ përfaqësues i qytetarëve, i cili ushtron kontroll politik mbi punën e ekzekutivit, në mënyrë të pavarur të ushtrojë këtë funksion./Telegrafi/

Exit mobile version