Telegrafi

Deputetët e Maqedonisë vendosën se ka nevojë për ligjin për amnisti

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhanë dritë të gjelbër për debatin për propozim ligjin për amnisti. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e futi në rend të ditës propozim vendimin, i cili do të zhvillohet me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi dha pushim për gjysmë ore, me çka pastaj do të filloj debati për propozim ligjin.

Teksti për propozim ligjin për amnisti, i cili u përgatit nga trupi për pajtim ndërpartiak, është publikuar në ueb faqen e Kuvendit dhe u është shpërndarë deputetëve./Telegrafi/