Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të diskutojë për disa ligje të cilët do të duhet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe që janë vazhdim i seancës numër 114 në kuadër të programit vjetorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite janë këta ligje:
-Ligji për planifikim hapësinor,
-Ligji për rrugët publike,
-Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural,
-Ligji për buxhetin e shtetit,
-Ligji për fushatat informuese dhe reklamuese të institucioneve publike,
-Ligji për borxhin publik që është propozuar nga deputeti Pavle Trajanov.
Komisionet parlamentare për transport, lidhje dhe ekologji do të duhet të përgatisin ligjet e tyre përkatëse./Telegrafi/