Deputetët nëpërmjet ligjit kërkojnë garanci për mundësinë e punësimit në institucionet shtetërore pas mbarimit të mandateve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekzistenca e një iniciative të tillë për përfitime parlamentare dhe pas mbarimit të mandatit u konfirmua dje nga kryetari i grupit të reformave kuvendore, Rexhail Ismaili.
“Ka një propozim nga deputetët, ka një propozim, derisa të harmonizohet me Qeverinë, nuk mund t’ju them asgjë. Ju e dini se ne jemi më shumë për të mos dhënë para për ata që janë ulur në shtëpi dhe ju e dini që një ligj i tillë nuk ka kaluar në të kaluarën”, tha Ismaili.
Pas propozimit dyshohen që të jenë deputetë nga grupi i pavarur parlamentar i OBRM-PDUKM-së, dhe mbështeten nga LSDM dhe BDI.
Ky ligj për deputetët duhet të pranohet krah për krah me 20 ligjet reformatore, duke përfshirë ligjin mbi PSP-në, i cili duhet të përcaktojë punën e mëtejshme të këtij institucioni, pastaj një pjesë të ligjeve gjyqësore, ligjit mbi këshillin gjyqësor, ligjin mbi procedurën penale, ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ligji për mediat, i cilat duhet të miratohen deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm./Telegrafi/