Telegrafi

Deputetët e Maqedonisë kanë diskutuar për arsimin, shëndetin dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve

Sipas Raportit të përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit të Maqedonisë, gjatë vitit 2016 deputetët më së shumti kanë diskutuar për arsimin e tyre, shëndetin dhe mbrojtjen sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij raporti është që të bëhet një verifikimi i përgjithshëm për nivelin e përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve në Kuvend. Për këtë qëllim janë shqyrtuar materiale të vitit 2016, që nxjerrin në pah se për fëmijët është diskutuar në aspekte të ndryshme.

Gjatë analizës së të dhënave, është marrë konteksti politik në të cilin ka funksionuar Kuvendi dhe përfshirja e shumë pyetjeve parësore që lidhen drejtpërdrejtë me funksionimin e shtetit.

Raporti është pjesë e projektit ”Zbatimi i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoni”, i realizuar nga Koalicioni SEGA dhe i mbështetur nga Fondi për fëmijë – Pestaloci./Telegrafi/