Deputetët e Listës Serbe pak minuta pas fillimit të seancës plenare, kanë lëshuar sërish sallën plenare.
Deputeti nga LDK-ja, Driton Selmanaj deklaroi se salla alternative ku po mbahet sot seanca ‘do të mbahet mend që është shfrytëzuar për dy raste të veçanta’.
Sipas tij, një herë ka qenë kur është përdorur gaz lotsjellës dhe sot për vazhdimin e mandateve të Listës Serbe.
Pas deklarimit të tij, 10 deputetët e Listës serbe janë larguar nga salla ku po vijon seanca.
“Në historinë e parlamentarizmit tonë do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzuar për të mbajtur seancë plenare. Rasti i parë është gazi lotsjellës dhe rasti i dytë është për t’iu vazhduar Listës Serbe mandatet, sepse rrezikonin që të humbnin mandatet”, deklaroi ai. /Kp/Telegrafi/