Vazhdon situata kaotike në Kuvendin e Maqedonisë ku protestuesit janë futur në hapësirat e brendshme dhe kanë sulmuar gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportohet se ka gazetarë të sulmuar, por edhe deputetë. Jozyrtarisht thuhet se Ziadin Sela është në gjendje kritike. Disa deputet të BDI-së (Ejupi, Agimi, Xhevati, Rexhaili dhe Artani ) janë mirë, por nuk ka informata për të gjithë.
Bëhet e ditur se deputetët e Lëvizjes Besa janë të gjithë shëndoshë e mirë./Telegrafi/