Kërcënimet e kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, drejtuar deputetëve të partisë se tij për çështjen e demarkacionit, nuk pritet t’i zmbrapsin ata në qëndrimin kundërshtues përkitazi më këtë marrëveshje.
Të kontaktuar nga Tribuna Channel, deputetët e kësaj partie thonë se është për keqardhje kur një lider i partisë vihet në këtë pozicion për të kërcënuar deputetët e partisë së tij.
Madje, linçimi eventual i deputetëve, sipas tyre, mund të çojë në shkatërrimin e LDK-së.