Mosmarrëveshjet në mes deputetëve të LDK janë shfaqur edhe sot gjatë seancës së Kuvendit.
Në bankën ku janë të ulur afër njëri-tjetrit, është parë një “konflikt” në mes deputetëve Fatmir Rexhepi, Muhamet Mustafa dhe Ali Sadria.
Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e kësaj “përleshje” mes deputetëve të partisë së Isa Mustafës, por në bazë të filmimeve dhe fotografive të KosovaPress shihet se nervozizmi i deputetëve ka qenë shumë i lartë. Madje, Fatmir Rexhepi disa herë ka ngritur dorën në drejtim të Ali Sadrisë, ndërkohë që edhe Salih Morina ia ka bërë me shenjë Armend Zemajt sikur të dojë që t’i thotë “merre e dilni pak jashtë”.
Pas këtij debati të ashpër ndërmjet vete, Fatmir Rexhepi së bashku me Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Shpejtim Bulliqin kanë dalë jashtë. /KosovaPress/