Site icon Telegrafi

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në punë kthehen më 4 shtator

Pas shkarkimit të prokurorit shtetëror, Marko Zvrlevski, për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë prej 18 gushtit ka filluar pushimi kolektiv vjetor.

Për shkak se më 28 gusht është “Festa e Bogorodica”, ndërsa më 1 shtator “Kurban Bajrami”, seanca e radhës e Kuvendit do të jetë më 4 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 29 dhe 30 gusht do të punojnë edhe komisionet kuvendore në lidhje me përcaktimin e pikave të rendit të ditës në fillim të shtatorit./Telegrafi/

 

Exit mobile version