Site icon Telegrafi

Deputetët e Kosovës, s’dinë ta flasin mirë shqipen standarde (Video)

Veprimet politike që ndërmarrin, nuk janë temë e një studimi që bëri Vjosa Hamiti. Por, me gjuhën që deputetët e Kosovës flasin, është marrë gjatë kjo studiuese e gjuhës e letërsisë shqipe.

Një fjalim i deputetes Melihate Tërmkolli po vlerësohet me shumë gabime e gjuhën standarde nuk e flet as deputetja e vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi.

Studiuesja Hamiti ka plot vërejtje edhe për të folmen e kryekuvendarit.

Ajo e krahasoi të folmen e deputetëve të Bundestagut Gjerman dhe atyre të Kosovës, duke thënë se këta të fundit nuk e kanë fort zanat përdorimin e gjuhës standarde shqipe. /Klan Kosova/

Exit mobile version