Deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, po marrin pjesë në konferencën e radhës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Kryesuesi i delegacionit Driton Hyseni, gjatë diskutimit ka paraqitur ndihmën që Kosova ka ofruar për Ukrainën duke qenë nga ditët e para të agresionit krah aleatëve në NATO.
Përgjatë konferencës, po prezantojnë udhëheqësit dhe deputetët nga Asambleja, ekspertë dhe njohës të fushës së sigurisë si dhe eprorët e lartë të shtetit nikoqir polak.
Kjo është ngjarja e parë në të cilën delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë me statusin e anëtarit të asociuar.