Telegrafi

Deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit tërheqin dëshmitë

Deputeti i pandehur, Johan Tarçullovski, tërhoqi listën e plotë të provave, duke shtuar se gjithçka do të thotë vetë par në Gjykatë. Kërsto Mukoski la vetëm dy dëshmitarë, ndërsa Ljuben Arnaudov ende nuk është konsultuar me avokatin e tij. Deputetët e akuzuar për 27 prillin filluan t’i tërheqin provat me të cilat duhej ta dëshmonin pafajësinë për veprën penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.

Provat e mbrojtjes pritet të prezantohen javën e ardhshme, ndërsa seanca e sotme u shty për shkak të një rast vdekje prokurores Vilma Ruskovska. Të pandehurit nuk komentuan propozimin e kryeministri Zaev për amnisti.

“Unë pafajësinë time dua ta dëshmoj edhe këtu para Gjykatës, kështu që nuk mund të përzihem në vendimet politike dhe as nuk do të doja të përzihem”, tha Goran Gjoshevski – Levi, shefi i sigurimit të Trajko Veljanoskit.

Pa koment për një amnisti të mundshme është edhe Bogdan Ilievski, një nga udhëheqësit e protestës që rezultoi me gjak në Parlament më 27 prill.

“Pres që në fund të mund të them se liria është drejtësi e vërtetë për ata që akuzohen padrejtësisht”, pohoi Bogdan Ilievski, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.

Zaev në intervistën e fundit për 360 gradë në Alsat, paralajmëroi se drejtimin rreth përmbajtjes së tekstit për amnisti do ta jep trupi koordinues parlamentar për pajtim. Ai nuk e mohoi as pazarin politik me deputetët e akuzuar që votuan për hapjen e Kushtetutës.