Deputetët e shumicës në Kuvend dorëzuan interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor që u zgjodhën në Kuvend. Kjo është me rëndësi për fillimin e reformave në gjyqësor, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
“Zgjidhja e këtyre sfidave është e domosdoshme për kthimin e besimit te gjyqësori dhe për përforcimin e sundimit të së drejtës.
Maqedonia përfundimisht të marrë sistem gjyqësor efikas, të pavarur dhe profesional që do të jetë i lirë nga padrejtësitë dhe korrupsioni por edhe nga interesa të ndryshme partiake, politike, kriminele, familjare dhe personale që e shkatërruan gjyqësorin në Maqedoni pa asnjë besim nga qytetarët”, tha Nikolla Micevski.
Kryeministri Hristijan Mickoski më herët kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor.