Ka filluar të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët po debatojnë për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas debatit për dialogun Kosovë-Serbi do të shqyrtohen edhe disa Projektligje.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, etj.
Foto: Arkiv