Telegrafi

Deputetët britanikë vizitojnë 20 mijë herë në muaj faqet pornografike

Sipas britanikes “The Telegraph”, parlamentarët britanikë vizitojnë të paktën 20 mijë herë në muaj faqet pornografike.
Zbulimi është bërë gjatë kontrollit tek kompjuterët që përdorin deputetët, stafi dhe administrata.

ipas këtij zbulimi, vetëm në vitin 2013 faqet pornografike janë vizituar 250 mijë herë në kompjuterët e Parlamentit. Sipas llogaritjes së gazetës, 42 mijë vizita janë bërë vetëm në muajin prill, që i bie mesatarisht 1300 vizita në ditë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Liria e dhënies së Informacionit në Express.co.uk.

Jonathan Isaby, shefi ekzekutivi i Aleancës së Taksapaguesve thotë se këto vizita vijnë nga liria e çdo lloj kontrolli.