Site icon Telegrafi

Deputetes Margarita Kadriu dikush ia ka shpuar gomat e veturës (Foto)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu – Ukelli thotë se i është sulmuar vetura e saj, me ç’rast i janë shpuar gomat.

Ajo thotë se ka njoftuar Policinë e Kosovës, që i janë shpërthyer me thikë të katër gomat, edhe atë në parkingun para hyrjes së banesës së saj në Prishtinë.

Kadriu – Ukelli vlerëson se kjo i ka ndodhur për shkak të fjalimeve të saj.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Para gjysëm ore njoftova Policinë e Kosovës se më është sulmuar vetura ime personale, duke më shpërthyer me thikë të katër gomat,edhe atë në parkingun para hyrjes ne banesën time në Prishtinë.

Fjalimet e mia, si deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, si dhe insistimi im për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për evazionin fiskal, kontrabandën, korrupsionin dhe krimin e organizuar i paskan shqetësuar jashtë mase kompanitë e lidhura me krimin e organizuar dhe politikanë të caktuar.

Nëse dikush e ka menduar se unë do të zmbrapsem, e kanë gabim! Unë në Kuvendin e Kosovës jam zë i qytetarëve të këtij vendi dhe asnjë kërcënim nuk do të më ndal që të mbetem gjithmonë zë i fuqishëm I qytetarëve kosovarë. Në një shtet ku sundon rendi e ligji , kriminelët do të përgjigjeshin, por në një shtet si ky yni,kriminelët e linçuesit publikë,bashkë me mentorët e tellallët e tyre, ia dalin të fyejnë e të dalin pa u lagur.

I bëj thirrje publike Policisë dhe Prokurorisë që t`a marrin seriozisht këtë KERCENIM që më është bërë,duke më paralajmëruar përmes SHPERTHIMIT TE KATER GOMAVE se duhet të mbyllë gojën, që të gjejne autorët e këtij krimi sikur edhe porositësit e këtij krimi, pra të vërtetojne se kush saktësisht fshihet pas këtij krimi makabër.

Si duket zëri im i pavarur në Kuvendin e Kosovës është bërë I PADURUESHEM për nëntokën kosovare dhe politikanët e lidhur me ta!

Me respekt, 

Margarita Kadriu

Deputete e pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Exit mobile version