Site icon Telegrafi

Deputetë të Maqedonisë së Veriut për vizitë studimore në Talin

Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

“Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-Shoqërisë së sigurt” është tema e vizitës studimore të deputetëve Zoran Ilioski, Tatjana Prentoviq, Ane Lashkoska, Agim Shaqiri dhe Tanja Kovaçev të cilët prej sot e deri më 8 nëntor do të qëndrojnë në Talin.

Vizita studimore e financuar nga USAID, është në kuadër të programit të Institutit ndërkombëtar republikan (IRI), Partneritet për demokraci të kongresit amerikan dhe e-Menaxhimi estonez akademi, ndërsa përfshin edhe deputetë nga Armenia, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Gjatë vizitës, delegacioni kuvendor i Maqedonisë së Veriut do të realizojë takime me përfaqësues të pushtetit ekzekutiv estonez dhe ligjvënës, do të marrë pjesë në punëtoritë interaktive nga sfera e sajber sigurisë dhe do të njoftohet onlajn resurset qeveritare dhe komunikimin midis qytetarëve dhe qeverisë së tyre. Përveç shembujve estoneze, punëtori do të mbajnë edhe kuadro nga Kongresi i SHBA-së të cilët do të ndajnë përvoja të e-Menaxhimit dhe komunikimit me qytetarë në SHBA.

Estonia shumë vite është lider në e-Menaxhimin, me ç’rast 99 për qind e shërbimeve qeveritare janë onlajn të disponueshme. Shteti ka një prej sistemeve më të sofistikuara të sajber sigurisë në botë.

Exit mobile version