Telegrafi

Deputët përkrahin produktet vendore dhe sigurojnë për cilësinë e tyre

Klubi i Prodhueseve të Kosovës së bashku me deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, kanë vizituar marketin “Plus Center” në Ferizaj. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, në veçanti një pjesë të këtij ligji ku parashihet vendosja e flamujve të vendit të origjinës afër produkteve, e që ka për synim informimin më të mirë të qytetarëve me prejardhjen e produkteve.

Pronari i Plus Center, Sylejman Neziri, i falënderoi deputet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik për vizitën dhe i njoftoj për problemet me të cilat janë ballafaquar deri më tani. Ai njëkohësisht shprehu kënaqësinë e zbatimit të këtij ligjit, posaçërisht vendosjen e flamujve pranë produkteve, ku tha që kjo masë është dashur të ndërmerret shumë më herët.

Deputetja, Sala Berisha Shala e falënderoi për mirëpritje dhe për iniciativën e vendosjes së flamujve, edhe pse neni që i obligon shitësit të vendosin flamujt do të filloi së zbatuari në fund të dhjetorit të këtij viti. Ajo po ashtu ftojë qytetarët që të konsumojë prodhime vendore, duke i siguruar për kualitetin e tyre.

Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës tha se qëllimi i kësaj vizite është vetëdijesimi se ka dyqane që nuk mbajnë produkte serbe, dhe respektohet ligji për konsumatorë. Ai kërkoi nga qytetarët që të blejnë prodhime vendore.

“I lusim konsumatorët e Kosovës që të kthehen nga produktet e Kosovës, produktet e Kosovës kanë një cilësi të dëshmuar, kjo dëshmohet në këtë supermarket këtu… është një dëshmi që cilësia egziston, ta hekim atë aspektin që në mendjen tona na ka mbetë për një kohë të gjatë që produktet e Kosovës nuk janë të mira, por produktet e Kosovës janë cilësore dhe janë duke shitur në të gjitha vendet e botës”, tha Osmani.

Deputet vazhduan vizitën e tyre edhe në Oxa Group, në fabrikën e përpunimit Tefik Çanga, ku u njoftuan me procesin dhe sfidat e prodhimit. Naser Hoxha, pronar i Oxa Group tregoi për konkurrencën jolojale dhe sfidat e prodhimit në Kosovë.

Deputet i morën parasysh këto probleme dhe ofruan mbështetjen e Komisionit për Zhvillim ekonomik në shqyrtimin e tyre dhe siguruan në mbështetjen e vazhdueshme për zhvillim të sektorit të prodhimit. /Telegrafi/