Shëndeti mendor është një nga sfidat e vazhdueshme me të cilën përballen shumë njerëz ditëve të sotme.
Shpesh herë nga ekspertët e fushës, rekomandohet që për të përballuar problemet që shëndeti mendor sjell duhet të praktikojmë aktivitetin fizik.
Një gjë të tillë po e potencon edhe trajneri i njohur i ‘crossfit’-it dhe fitnesit në Kosovë, Egzon Shkololli.
Ai përmes disa videove të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ka filluar një kauzë të re sensibilizuese, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe ankthi.
Shkololli i këshillon ata për disa prej aktiviteteve sportive që mund t’i kryejnë gjatë ditës, e që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në gjendjen shpirtërore.
Trajneri i ‘crossfit’-it thekson se të gjitha problemet mund të jenë momentale dhe se kjo nuk duhet të përbëjë pengesë për zhvillimin e një rutine të shëndetshme.
Videot e publikuara në rrjetet sociale, kanë shërbyer se ndërgjegjësim për shumë persona që mund të jenë në fazën e tyre jo më të mirë të jetës. /Telegrafi/