Telegrafi

Depresioni dhe mbipesha

Studimet e reja tregojnë se pacientët të cilët fitojnë në peshë në javën e parë të përdorimit të antidepresivëve janë të rrezikuar që më vonë të shtojnë në peshë.

Kjo lidhshmëri ndërmjet këtyre barnave dhe mbipeshës shpjegohet me disa teori: disa pacientë gjatë fazës së depresionit trashen, të tjerëve u shtohet apetiti pas përmirësimit të disponimit, ndërsa ka persona të cilët depresionin e largojnë me anë të ushqimit.