Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” dhe shoqata “Autizmi” marrin pjesë në aktivitetin e hapjes së rrjetit të dyqaneve Deppo.
Të hënën, më 30 dhjetor 2019, bëhet hapja zyrtare e 50 pikave të para, Deppo Market, në tërë Kosovën.
Me këtë rast, për nder të hapjes, mirënjohjes dhe kontributit në shoqëri, Deppo Market, ka vendosur që, qarkullimi ditor i dy nga pikave të Deppo Market, të dhurohet donacion për shoqatën “Jetimët e Ballkanit” dhe shoqatën “Autizmi”.
Përfaqësues nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së pikës Deppo Market, në lagjen Dardania në Prizren, nga ora 10:00.
Ndërsa, përfaqësues nga Shoqata “Autizmi”, do të marrin pjesë në hapjen e pikës Deppo Market, rruga Gazmend Zajmi, lagjja Dubrovniku, në Prishtinë, po ashtu nga ora 10:00.
Të gjitha mjetet e mbledhura në këto dy pika, në fund të ditës do t’u dhurohen shoqatave përkatëse, të cila zotohen t`i përdorin për bamirësi dhe aktivitete të cilat janë mision kryesor i tyre.
Ju mirëpresim të gjithëve, të bashkoheni në festën më të madhe të fundvitit, hapja e 50 pikave Deppo Market.
Deppo Market.
Gëzuar festat!