Telegrafi

Depozitohen në Kosovë 2.5 miln kWh energji elektrike

Zëvendësministri i METE-s, Leonard Beqiri, bëri të ditur se nga reshjet e vazhdueshme të rëna, situata u menaxhua dhe përveçse u plotësuan të gjitha nevojat e vendit me energji, u arrit të depozitoheshin në Kosovë rreth 2.5 milionë kWh energji elektrike.

Beqiri tha gjithashtu se po vazhdojnë procedurat për eksportin e energjisë elektrike të tepërt në tregun rajonal."U arrit të evitohej derdhja e ujit nga portat dhe tunelet shkarkues të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, ndërsa si rezultat i menaxhimit të punës u frenua rritja e kuotës në hidrocentralin e Vaut të Dejes", deklaroi Beqiri.

Sipas tij, kuota e orës 13:00 në Fierzë ishte 284.78 m mbi nivelin e detit dhe prurjet rreth 540 m3/sek, në Koman 174.33 m dhe në Vaun e Dejes 74.40 m.

Zv/ministri Beqiri sqaroi edhe situatën për riparimin e Linjës 220 kV Fierzë-Koman dhe defektin në kabinën e nënstacionit të pompimit të Gocajt, në Shkodër. "Grupi i punës në një kohë rekord ka evidentuar dhe zgjidhur defektet e krijuara pavarësisht terrenit dhe kohës së keqe", deklaroi ai.

"METE së bashku me strukturat në bazë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, që pritet të jenë me reshje, të punojnë 24 orë në ditë për të tejkaluar situatën dhe për të mos lejuar që asnjë pikë ujë të mos derdhet kot", theksoi zv/ministri Beqiri. /gazeta start/