Site icon Telegrafi

Depozitimet dhjamore

Depozitime të tilla i ndesh te shumë njerëz, por ato nuk bien në sy në moshë të re, kur faqet ruajnë "dhjamin fëmijëror". Por mosha dhe rëndesa bëjnë të vetën dhe dhjami rrëshqet poshtë, kurse jastëkthat mbeten. Ato vërehen më tepër te femrat mbi dyzet vjeç, sidomos në fytyra të dobëta.

Depozitimet e dhjamit janë probleme serioze, sepse pas tendosjes apo operacioneve për heqjen e qeskave ato nuk zhduken. Nganjëherë pacientët vijnë pas tërheqjes së lëkurës; jastëkthat prej dhjami pas operacionit nuk zhduken, madje bëhen më të dukshëm.

Liposukcia
Depozitimet dhjamore mund të hiqen me ndihmën e liposakcisë, duke përdorur age të holla. Por ky operacion nuk parapëlqehet, sepse mbetet një blanë e vogël. Edhe tërheqja e lëkurës apo heqja kirurgjike e qeskave lënë shenja, por në pjesët c tjera të fytyrës kirurgu mund t’i maskojë ato pas një rrudhe. Në faqe shenjën s’ke ku ta fshehësh. Për liposakcinë e faqeve nevojitet narkozë lokale, ama disa javë pas operacionit duhet të durosh ënjtje dhe njolla të mavijosura.

Dhimbjet: 4-5 në periudhën e shërimit (do të keni ënjtje dhe njolla mavi)
Kohëzgjatja: 10 minuta nga çdo anë
Efekti: përgjithmonë

Terapia radiofrekuencë
Pikërisht kjo metodë mund të ndihmojë pacientët me jastëkë dhjami në faqe. Terapia radiofrekuencë e dyston lëkurën, mirëpo ka shumë dëshmi, sipas të cilave ajo shkatërron qelizat dhjamore. Kjo është metodë e re kurimi, por perspektiva është mjaft interesante.
Për shërim të plotë mund të nevojiten katër procedura me ndërprerje katër javë nga njëra-tjetra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version