Depozitat e ekonomive familjare paraqesin burimin kryesor të financimit të sektorit bankar në Kosovë.
“Në kushte normale, depozitat e ekonomive familjare konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i financimit për bankat ngase përbëjnë shuma më të vogla nga një numër i madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët për të tërhequr depozitat e tyre në kohën e njëjtë”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”
Sipas këtij, studimi ky nën tregues në kushte jostabiliteti apo paniku financiar, depozitat e ekonomive familjare janë ndër burimet më të ndjeshme të financimit, raporton RTKlive.
“Prandaj, trendi i depozitave të ekonomive familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare, me ç ‘rast rritja e tyre nënkupton rritje të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe qëndrueshmëri të sektorit bankar. Notimi i këtij nëntreguesi është i zhdrejtë. Sa më e lartë norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”. /Telegrafi/