Telegrafi

Deportivo nuk i ka borxh Barcelonës

epa04697403 Deportivo La Coruna's new head coach Victor Sanchez del Amo during the training of the team held at the Sports City of Abegondo, La Coruna, Galicia, Spain on 09 April 2015. Victor Sanchez will be the coach of the team until the end of the seasson. EPA/CABALAR

Trajneri i Deportivo La Corunas, Victor Sanchez, thotë se klubi i tij nuk i ka borxh Barcelonës për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Deportivo La Coruna siguroi mbijetesën falë një barazimi spektakolar ku nga epërsia 2-0, arriti të barazojë 2-2 në Camp Nou dhe të mbetet në La Liga.

Deportivo sivjet nuk është në rrezik për të rrënë nga liga dhe Barca e cila udhëton te Deportivo është thënë se shpreson që vendasit t’ia lehtësojnë fitoren e parë pas tri humbjeve radhazi.

“Askush nuk i ka borxh askujt. Gjërat janë fituar në fushë”.

“Eshtë e vërtet që është ngushtë. Ka shumë cilësi dhe nuk favorizoj askënd. Ne kemi tendencë të flasim për Barcelonën dhe Realin, por mos e harroni Atleticon që po ashtu janë shumë konkurrues”, potencoi tekniku i Deportivos. /Telegrafi/