Real Madridi ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Deportivo Alaves.
Los Blancos fituan me rezultat të ngushtë 1-2 në një ndeshje shumë të vështirë.
Sergio Ramos dhe Dani Carvajal ishin realizuesit e golave për klubin mbretëror.
Ishte pikërisht reprezentuesi spanjoll, Dani Carvajal që mori notën më të lartën këtë takim, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Isco, Toni Kroos e dyshja Ramos – Modric.
Joselu u vlerësua më së shumti te vendasit, ndërsa nota më e dobët shkoi për mbrojtësin Duarte. /Telegrafi/