Ndërmarrja publike “Rusino Pollog” po përballet me vështirësi financiare për shkak se komunat nuk paguajnë për shërbimin që marrin. Drejtori Besim Dogani tregon se borxhet më të mëdha i kanë ndërmarrjet komunale të Tetovës dhe Gostivarit.
“Situata financiare vazhdon të jetë e vështirë, gjegjësisht me një të ardhme të pasigurt për shkak të borxheve, jo të komunave, por të ndërmarrjeve komunale, veçanërisht të dy komunave më të mëdha Tetovës dhe Gostivarit, të cilat natyrisht marrin pjesë në 70% të funksionimin e shoqërisë “Rusino”, pra të ndërmarrjes së përbashkët “Rusino”. Ata janë depozituesit më të mëdhenj të mbeturinave dhe obliguesit më të mëdhenj financiarë të kompanisë sonë”, thotë Dogani, përcjell “TV21”.
Ndërmarrja komunale e Gostivarit ka borxh rreth 5 milionë, ndërsa Ndërmarrja komunale e Tetovës mbi 3.5 milionë denarë.
“Borxhi i “Komunales” në Gostivar arrin rreth 5 milionë, ndërsa në Tetovë mbi 3.5 milionë denarë. Ne kemi bërë marrëveshje me ta që të paguajmë këstet në baza ditore për të ulur borxhin. Por edhe pse kjo është bërë, të ardhurat janë të pamjaftueshme për funksionimin e rregullt të ndërmarrjes sonë”, thotë Dogani.
Ai thotë se problem me pagesën ka edhe komuna e Zhelinës.