Site icon Telegrafi

Deponia në Mirash me rrezikshmëri të një bombe atomike

Ambienti në Komunën e Obiliqit vazhdon të mbetet i ndotur, madje sipas zyrtarëve të kësaj komune përkundër investimeve milionëshe në deponinë e Mirashit ku grumbullohen mbeturinat regjionale , kjo e fundit po cilësohet si një bombë atomike.

Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Zyrën e Rregullatorit për Energji me temën” Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike dhe Ambienti në Komunën e Obiliqit”.

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi në këtë tryezë deklaroi se komuna që ai drejton duhet të ketë furnizim 24 orë me rrymë pasi që ka përafërsisht kapacitetin e 50-60 mijë njehsorëve, njësor këta që i mundësojnë kësaj komune të ketë rrymë pa ndërprerë.

“Ne do kishim kërkuar edhe në emër të qytetarëve dhe të gjithë kësaj që është duke ndodhur që Komuna e Obiliqit të hiqet. Ne këtë temë e kemi trajtuar edhe në Asociacionin e Komunës, unë besoj që askush në Kosovë nuk do të ndihej keq nëse nuk ka rrymë askund e në Obiliq ka. Nëse një dr itë, një shkundi e rrymës ekziston diku në KEK atë duhet ta ketë së pari qytetari i Obiliqit, pastaj të shpërndahet më tutje. E meqë ne nuk jemi implikues të mëdhenj të energjisë elektrike unë besoj që Obiliqi është dashur të ketë edhe ndonjë beneficion shtesë që konsumatorët me pas një lehtësim, edhe në pagesën dhe lirimin e energjisë elektrike”, tha Gashi.

E deklaratat se deponia e Mirashit mund të ketë rrezikun e sa të një bombe atomike e bëri kryetari i Kuvendit Komunal të Obiliqit Adem Preniqi. Sipas tij nuk dihet saktë se ku kanë shkuar 3.5 milionë euro të dhëna për këtë deponi, pasi që siç tha Preniqi askush nuk e ka kontrolluar këtë projekt.

“Ne para disa dite deshën të na sjellin edhe një deponi, se pak i kemi këto deponi të hirit, bërllokut e krejt. 3.5 milionë janë dhënë për ndërtimin e deponisë së mbeturinave regjionale. Çka është bërë me të? Janë dhënë ato mjete, është projekti dhe kush nuk e ka kontrolluar. Veç një po ua them se ajo deponi çka është krijuar plot me përgjegjësi po them se është bombë atomike. Qysh janë deponuar masat aty, po them se ajo është bombë. Askund nuk ka gypa që duhet të ketë për largimin e gazrave në ajër, në sipërfaqe… ajo është bombë. E kemi rastin në Slloveni, i frikshëm është kur ka eksploduar edhe në Turqi”, tha Preniqi.

Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut Edmond Nulleshi deklaroi se institucioni që ai përfaqëson ballafaqohet me sfida në fushën e prodhimit të rrymës elektrike. Përkundër këtyre sfidave Nulleshi deklaroi se Obiliqi më nuk mbetet si vendimi më i ndoru në Kosovë e kjo fal investimeve që janë bërë në fushën e energjetikës.

“U përmenden shkarkimet ne rezultatet i kemi, bëjmë monitorimin, bëjmë raportimin edhe komuna i merr shënimet gjithsesi ato janë si jon dhe ne duhet të rrojmë me njëri tjetrin. Tash është përhapur një ide që Obiliqi është i ndotur e hajde tash ta ndotim edhe më shumë. Por fatmirësisht fal investimeve që i kemi bërë është ndoshta një lajm shumë i mirë se Obiliqi nuk është më vendi më i ndotur jo vetëm ne Evropë por as në Kosovë”, tha Nulleshi.

Ndryshe deponia e Mirashit, nuk i ka as gypat e ventilimit për ta nxjerrë jashtë gazin e mbledhur në mbeturina, në mënyrë që të shmangë rrezikun nga ndonjë shpërthim i mundshëm i zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version