Telegrafi

Deponia e Strugës vazhdon të shkaktojë kokëçarje për struganët

Deponia problematike e qytetit të Strugës është ndezur sërish, duke rikthyer problemin me këtë katastrofë ekologjike në Strugën turistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediat bëjnë të ditur se vetëm një automjet i zjarrfikësve ka tentuar që të shauj zjarrin e sërishëm.

Në lidhje me këtë, javën që shkoi pati disa protesta të qytetarëve. U paralajmëruan hapa konkret për të zgjidhur këtë çështje, megjithatë ende nuk ka asnjë hap konkret drejt përmbylljes së kësaj çështje./Telegrafi/