Site icon Telegrafi

Deponia e Strugës akoma pa zgjidhje, vazhdon të mbetet shqetësim për banorët

Në vetëm 1 kilometër vijë ajrore nga liqeni, shumë pranë zonave të banuara dhe zonës industriale, deponia mbetet shqetësim i madh për qytetarët e Strugës.

Këtu çdo ditë vazhdojnë të hidhen sasi të mëdha mbeturinash, e sipas të dhënave organizatave mjedisore, rreth 40 mijë tonë në vit.
Aktivistët e sektorit civil që nga viti i kaluar po përpiqen që përmes rrugës ligjore ta ndalin helmimin dhe shkatërrimin e natyrës, por me sa duket ankesa e tyre ka mbetur në arkivat gjyqësore.

“Në rastin konkret po padisim Ministria e mjedisit jetësor, Komuna e Strugës dhe Ndërmarrja Komunale si faktorë të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë në menaxhimin e sistemit të deponisë në bazë të legjislatives tonë dhe hasëm në një sjellje karakteristike vitet e kaluara nga administrata publike në nivel lokal dhe nacional, kryesisht ia hidhnin përgjegjësinë njëri-tjetrit për këtë problem”- deklaroi Gligor Qatoski, ambienalist.

Lënda 1 vit ka mbetur në Gjykatën e Apelit në Manastir, këtë gjë Qatosvski e sheh si pasivitet që dëshmon se për drejtësinë nuk është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve.

“Gjykata e shkallës së parë në Strugë e refuzoi këtë dhe kishim të drejtën e ankesës, ankesë dërguam në shkurt të vitit të kaluar dhe për fat të keq deri më sot nga ana e Gjykatës së Apelit nuk është sjellë asnjë vendim. Me çka përfaqëson edhe një reflektim të shtetit në lidhje me këtë pyetje”- thotë Gligor Qatoski, ambienalist.

Deponia tjetër e cila përbën problem më vete është ajo e Llabunishtës.

Ambientalistët thonë se analizat e Institutit të Shëndetit Publik në Ohër tregojnë se për shkak të deponisë ka rrije të numrit të sëmundjeve malinje në Strugë, rritje të komplikimeve tek shtatzënat si dhe shtimin e sëmundjeve në sistemin respirator.

Exit mobile version